Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat

Shkrirja e bashkive/ Rama mbledh të mërkurën deputetët dhe ministrat

Të mërkurën në orën 12:30 do të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja, e thirrur nga kryeministri Edi Rama, do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku do të marrin pjesë deputetë e ministra të mazhorancës socialiste. Mbledhja ishte planifikuar për nesër, por mësohet se është shtyrë për të mërkurën. Takimi vjen pas përplasjeve brenda PS për Reformën Territoriale, e cila pavarësisht kundërshtive, u votua në Kuvend nga të gjithë deputetët e mazhorancës. Në Partinë Socialiste, deputetët Erion Braçe, Vullnet Sinaj dhe Elisa Spiropali shprehën pakënaqësi me draftin e PS për Reformën Territoriale. Erion Braçe, i cili bëri edhe më shumë rezistencë ndaj propozimit të PS për ‘Territorialen’, edhe pas votimit ‘pro’, tha se sërish ishte kundër. Braçe e argumentoi...