Shkrirja e bashkive, Braçe: Votova pro që të qëndroja në PS. Rama është i dashuruar me pushtetin
Me kritika të ashpra drejtuar kryeministrit Edi Rama për mënyrën se si sot udhëhiqet Partia Socialiste por edhe qeveria, deputeti socialist Erion Braçe liston për herë të parë 5 arsyet përse vendosi të ngrejë kartonin jeshil pro reformës territoriale, ndonëse e kishte kundërshtuar ashpër dhe mbledhjen e grupit socialist ku Edi Rama e paralajmëroi edhe për përjashtim. Duke iu drejtuar drejtpërdrejt shefit të qeverisë, Braçe thotë se nuk ia lejon Edi Ramës të flasë në emër të tij për votën dhe i kërkon që t’u sqarojë socialistëve se kujt i referohej me deklaratën për “duart e pista, ca të dukshme e ca të padukshme”, që sipas kryeministrit kishin ndikuar në qëndrimin e deputetit. Ligjvënësi socialit shprehet se kartonin e ngriti i pandikuar nga askush dhe...
Burimi:
argjiroja.net