Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet
Shkrimtari spanjoll, Javier Cercas, e cilëson krizën e strehimit si një nga problemet më të mëdha sociale të Spanjës dhe shprehet se ajo nuk mund të zgjidhet me masa afatshkurtra apo me një dekret të vetëm. Në një intervistë, Cercas argumenton se ekonomia spanjolle po rritet në aspektin makroekonomik, por kjo nuk po përkthehet në mirëqenie për qytetarët. Sipas tij, problemi i banesave është veçanërisht i ndjeshëm, pasi çmimet e larta, mungesa e strehimit social dhe dëbimet nga banesat kanë shtuar pasigurinë për shumë familje. Ai kritikon gjithashtu mënyrën se si qeveria e Pedro Sánchez ka ndërtuar shumicën parlamentare, duke u mbështetur te forca politike që nuk ndajnë të njëjtat qëndrime progresiste. Sipas Cercas, refuzimi i masave për strehimin tregon vështirësitë e këtij modeli qeverisës....
Burimi:
javanews.al