Shkrimtari qipriot Emilios Solomou në “Tirana Gate 2026”: “Mbaje frymën”,një roman mbi kujtesën dhe fajin kolektiv
Shkrimtari qipriot Emilios Solomou do të jetë pjesë e Tirana Gate 2026, festivalit letrar që mbahet më 7, 8 dhe 9 tetor në Tiranë dhe organizohet nga Instituti i Librit dhe i Promocionit. Prania e tij në festival sjell në Tiranë një prej autorëve bashkëkohorë të Qipros, por edhe një vepër që, përmes një historie personale, hap pyetje më të gjera mbi kujtesën, fajin dhe gjykimin kolektiv. Autor i pesë romaneve dhe fitues i Çmimit të Bashkimit Evropian për Letërsinë në vitin 2013, Solomou vjen në festival edhe me romanin e tij «Mbaje frymën », botuar në shqip nga Botimet Toena, në përkthimin e Kristo Pullës. Romani Mbaje frymën nis me një mëngjes të zakonshëm. Kalerji, mësues historie dhe shkrimtar, niset drejt shkollës ku jep...
Burimi:
kultplus.com