Shkrimi prekës i Zija Çelës për djalin e ndjerë: E kërkoj nganjëherë, e thërras në emër…

Shkrimi prekës i Zija Çelës për djalin e ndjerë: E kërkoj nganjëherë, e thërras në emër…

Zija Çela Nga Zija Çela Përkohësisht kishim dalë nga spitali për të shtunë dhe po ktheheshim për të shtunë. Shëndeti i Dritanit ishte rrënuar, por megjithatë ende s’na shqiteshin nga mendja ndërdyshja dhe vendosmëria njëkohësisht. Edhe sa muaj, edhe sa vjet?.. Kur ishte më këmbë e kurohej, ne thoshim: Ti vetëm jeto, Tanush, se pranë teje do të jemi gjithmonë. Kur e lanë këmbët dhe zuri karrocën, ne thoshim: Ti vetëm jeto, Tanush, se të shëtisim ne me karrocë derisa të kemi frymë. Kur iu rëndua edhe karroca e zuri shtratin, prapë njësoj thoshim: Ti vetëm mbahu, jeto, biri ynë, se shërbimet t’i bëjmë ne për tërë jetën. Tërë jetën e jetës, Dritan! * Ka pasur jeta ndonjë inerci të shkurtër pas ndalimit të zemrës, ndonjë...