Shkollat thërrasin urgjentisht prindërit pas largimit të nxënësve për protestë

Shkollat thërrasin urgjentisht prindërit pas largimit të nxënësve për protestë

Gjimnazi “Partizani” dhe disa shkolla të tjera të mesme kanë thirrur në mënyrë urgjente prindërit e nxënësve në mbledhje, pas largimit të disa të rinjve nga procesi mësimor për t’iu bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Takimet janë zhvilluar rreth orës 13:30, ku prindërit janë vënë në dijeni për situatën dhe largimet e nxënësve nga ambientet shkollore. Drejtuesit e shkollave kanë theksuar rëndësinë e vijimit normal të mësimit dhe respektimit të procesit mësimor. Nga ana e tyre, prindërit u kanë kërkuar institucioneve arsimore të ndërhyjnë për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar largimet e mëtejshme të nxënësve nga orët e mësimit, duke garantuar vijimin e rregullt të procesit mësimor.