Shkollat nën vëzhgim të Policisë/ Hita: Kontrolle për drogën, armët dhe konfliktet
Siguria në shkolla, parandalimi i krimit dhe reagimi i shpejtë ndaj shqetësimeve të qytetarëve kanë qenë në fokus të takimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skender Hita, me strukturat e Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës. Gjatë takimeve, Hita kërkoi angazhim maksimal për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndjekjen e konflikteve dhe denoncimeve të qytetarëve, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Një vëmendje e veçantë iu kushtua sigurisë në shkolla, në prag të nisjes së procesit të ri mësimor. Hita kërkoi që shërbimet e Policisë të jenë maksimalisht të angazhuara në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit. Shefat e...
Burimi:
ntv.al