“Shkolla të pastra”: Arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim, pjesë e grupit të shpërndarësve të drogës (EMRI-FOTO)

“Shkolla të pastra”: Arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim, pjesë e grupit të shpërndarësve të drogës (EMRI-FOTO)

orges ferazini TIRANË- Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit "Shkolla të pastra", i zhvilluar 3 ditë më parë. Orges Ferazini ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij është caktuar masa "arrest me burg" për shitje të lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore. Sipas njoftimit të policisë, në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruar 2 armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak, që i posedonte pa leje, 363 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në 235 doza, dyshohet me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike. Njoftimi: Sekuestrohen 2 pistoleta me municion, 235 doza Kokaine dhe 1 peshore elektronike. Vihet në pranga 28-vjeçari që mbante sendet e kundërligjshme, në banesë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”,...