Berisha: Po punojmë për koalicionin opozitar, bashkohemi edhe me ata që janë kundër PD
Kreu i PD, Sali Berisha tha se opozita po punon për krijimin e një koalicioni të gjerë politik kundër qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se kjo formë bashkëpunimi do të jetë e ndryshme nga koalicionet e krijuara në Shqipëri që prej vitit 1991. Në konferencë me gazetarët, Berisha theksoi se bashkimi duhet të realizohet duke ruajtur identitetin politik të secilit subjekt, madje duke përfshirë edhe forca që kanë qëndrime kundër Partisë Demokratike. “Ne po punojmë, vetëm se ky koalicion është i ndryshëm nga cdo koalicion që është bërë nga 1991 deri më sot. Kjo do të thotë përpjekjen e ndershme për të bashkëpunuar me cdo forcë politike, çdo grup interesi dhe të gjithë ata që konsiderojnë të keqen me të madhe Edi Ramën dhe...
Burimi:
gijotina.com