Ndotja e lumit Gjanica nga mbetjet e naftës, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq “Al. Global Oil” dhe drejtuesin teknik (EMRI)
FIER- Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për ndotjen e lumit Gjanica dhe ka dërguar në gjyq shoqërinë 'Al Global Oil' dhe drejtuesin teknik të saj, Robert Shehaj. Sipas njoftimit të Prokurorisë, nga hetimet rezulton se ujërat teknologjike të ndotura me hidrokarbure nga Uzina e Përpunimit të Naftës në Fier janë shkarkuar në një përrua që derdhet në lumin Gjanica dhe jo në pikën e autorizuar. Prokuroria pretendon se drejtuesi teknik kishte dijeni për pikën e shkarkimit dhe nuk kishte marrë masa për ta mbyllur apo për të parandaluar ndotjen. Ndërkohë, dyshohet se ka përfituar duke shmangur kostot e trajtimit dhe transportit të ujërave të ndotura. "Vepra është kryer në emër dhe në dobi të shoqërisë “A” SHA, e cila, duke shkarkuar ujërat e patrajtuara, kursente...
Burimi:
zeri.ai