Ndotja e lumit Gjanica, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq kompaninë e naftës
Ujërat e ndotura me hidrokarbure nga Uzina e Përpunimit të Naftës në Fier përfundonin në lumin Gjanica pa kaluar në procesin e trajtimit. Analizat laboratorike konstatuan tejkalim të normave të lejuara, ndërsa Prokuroria akuzon drejtuesin teknik dhe kompaninë për ndotje të mjedisit. Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për ndotjen e lumit Gjanica nga shkarkimet e Uzinës së Përpunimit të Naftës në Drizë dhe ka dërguar për gjykim drejtuesin teknik R.Sh. dhe shoqërinë “A” SHA, në cilësinë e personit juridik. Hetimet kanë konstatuar se uzina shkarkonte ujërat teknologjike të ndotura me hidrokarbure në një përrua që derdhet në lumin Gjanica, pa kryer më parë trajtimin që përcakton leja mjedisore. Analizat laboratorike kanë evidentuar një përqendrim prej 13.8 miligramësh për litër të produkteve të naftës në...
Burimi:
gijotina.com