Shkolla shqipe e cila u krijua nga refugjatët në Venedik

Shkolla shqipe e cila u krijua nga refugjatët në Venedik

Për disa mund të jetë befasi kur mësojnë se në qytetin e bukur të Venedikut (Venezia) në Itali u vendosën fisi ilir i Venetëve, rreth vitit 1200 para Krishtit. Po aq interesant mund të jetë fakti se një shkollë shqipe (Scuola Albanesi) në kuptimin e një vëllazërie laike kushtuar punëve bamirëse u krijua në Venedik në vitin 1479 nga refugjatët shqiptarë të larguar nga turqit pas rënies së Shkodrës. Madje, veneciaku i famshëm, artisti Viktor Karpaçi (Vittore Carpaccio), u mbajt për të pikturuar dekorimet e ndërtesës së tyre. Ndonëse ndërtesa e shkollës, tashmë e pashënuar, ekziston ende si një godinë banimi, ajo ruan ende skulpturën e saj basreliev mbi hyrjen e përparme që përkujton pushtimet turke të Shkodrës në vitet 1474 dhe 1479. Piktorë të...