Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit
Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka vënë theksin te përgjegjësia, pavarësia dhe integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm. Në fjalën e mbajtur në ceremoninë hapëse të vitit të ri akademik 2026-2027 të Shkollës së Magjistraturës, Sadushi u drejtua studentëve të rinj duke theksuar se ata do të mbajnë në të ardhmen përgjegjësi të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. Duke iu drejtuar magjistratëve të ardhshëm, kreu i Gjykatës së Lartë u ndal veçanërisht te koncepti i pavarësisë së gjyqtarit. Sipas Sadushit, detyra e gjyqtarit kërkon që vendimmarrja të mbështetet te drejtësia dhe jo te presionet apo konsideratat që mund ta bëjnë një vendim më të lehtë për t’u marrë. “Shkolla e magjistraturës formon profesionistë të cilëve nesër do t’i besohen përgjegjësi të rëndësishme....
Burimi:
javanews.al