Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkoi të kontrollonte matësin e energjisë në lokalin e tij, 38-vjeçari dhunon punonjësen e OShEE
Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 38-vjeçar, me inicialet S. C., i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte dhunuar një punonjëse të OShEE-së. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 30.04.2025, i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjëseje të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OShEE). Ngjarja ka ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të 38-vjeçarit, ku punonjësja e OShEE-së kishte shkuar për të kontrolluar matësin e energjisë elektrike. Gjatë këtij momenti, shtetasi S. C. dyshohet se e ka goditur atë me...