Shkoi në shtëpinë e Kozetës dhe e goditi dhjetëra herë me thikë! Detaje nga vrasja e 52-vjeçares në Pogradec

Shkoi në shtëpinë e Kozetës dhe e goditi dhjetëra herë me thikë! Detaje nga vrasja e 52-vjeçares në Pogradec

Ilirjan Selmanaj shkoi në shtëpinë e partneres së tij mbrëmjen e së dielës dhe prej aty doli në mëngjes, pasi i mori jetën asaj. E goditi atë dhjetëra herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Për të fshehur krimin makabër, i vuri flakën shtëpisë. Janë këto disa prej detajeve të rënda që sjell këtë të martë gazetarja Daniela Zisi nga qyteti i Pogradecit, aty ku mëngjesin e 28 korrikut policia zbuloi vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço dhe vuri në pranga si autor të dyshuar partnerin e saj 31-vjeçar. Ky i fundit, pavarësisht të gjitha provave të forta të hetuesve, vijon...