Shkodra, një verë nën tingujt e kujtesës dhe të muzikës
Nga kujtimi i paharrueshëm i violinistit Rrok Jakajt te duart e reja që mësojnë të prekin tingullin, një verë tjetër e Shkodrës kaloi nën shenjën e muzikës. Ka qytete që e dëgjojnë muzikën dhe ka qytete që e mbajnë atë brenda vetes. Shkodra është prej këtyre të fundit. Ndoshta sepse këtu muzika nuk ka qenë kurrë vetëm një tingull që lind e shuhet në skenë. Ajo ka qenë kujtesë, shoqe rrugësh, zë shtëpish të vjetra, këngë që kalojnë nga goja e një brezi te tjetri. Ka qenë mënyrë për të thënë atë që fjalët, ndonjëherë, nuk munden. Edhe këtë verë, Shkodra Jazz Festival dhe Rrok Academy e mbushën qytetin me atë lloj energjie që nuk matet lehtë. Muzikantë të rinj e mjeshtër të tingullit, pedagogë...
Burimi:
kultplus.com