Shkodra mirëpret edicionin e 8-të të turneut ndërkombëtar të futbollit “Shkodra Summer Cup” 2025

Shkodra mirëpret edicionin e 8-të të turneut ndërkombëtar të futbollit “Shkodra Summer Cup” 2025

Qyteti i Shkodrës mirëpriti me sukses edicionin e 8-të të turneut ndërkombëtar “Shkodra Summer Cup”, një aktivitet i rëndësishëm për futbollin e moshave, i cili po kthehet në një traditë të konsoliduar në kalendarin sportiv të rajonit. Turneu u organizua përmes një bashkëpunimi të Federatës Shqiptare të Futbollit, Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Shkodra Sport Event, Bashkia Shkodër dhe Kolegjiumi i Arbitrave të Futbollit Shkodër. Ky edicion mblodhi në Shkodër 46 ekipe të përzgjedhura nga vende të ndryshme si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bujanoci, Italia, Nigeria dhe Gana, me përfaqësues në grupmoshat nga U-9 deri në...
Burimi: Sportekspres.com