No Image Available

Shkodra gëlon nga krimi/ Dy tentativa vrasjeje brenda 48 orësh, tre persona në kërkim

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim tre persona, të dyshuar për përfshirje në dy ngjarje të ndara kriminale, të cilat po hetohen si tentativa vrasjeje dhe vepra të tjera penale. Sipas autoriteteve, episodet janë regjistruar më 11 dhe 12 tetor 2026, në Shkodër, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave të dyshuar. Në rastin e parë, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë shpallur në kërkim 25-vjeçarin K. Fermosi, banues në Shkodër. Ai dyshohet se më 11 tetor ka hyrë në një fushë sportive, të njohur si kalçeto, ku i ka drejtuar armën e zjarrit 27-vjeçarit J. U., me qëllim vrasjen e tij. Për këtë rast, ai dyshohet për veprat penale “Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe...