Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
👁8598
Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë. Shkodra Elektronike ia doli të siguronte finalen duke i vënë “zjermin” skenës në Bazel të Zvicrës. Një lloj magjepsjeje nga gjuha, veshja, perkusioni, Beatriçe Gjergji si një shkëndijë zjarri dhe Kolë Laca me veshjen e zezë si nata. Performanca ishte më e klikuara e mbrëmjes në faqen zyrtare të Eurovision në rrjetet sociale e ndërkohë dyshja janë kthyer në një fenomen. Njerëzit përpiqen të mësojnë kërcimin ikonik tashmë të Beatriçes, qeshin me humorin e natyrshëm të Kolës dhe mahniten nga thjeshtësia e tyre. Çdo video e postuar është...