Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Shkodra dhe Vllaznia janë një”, reagon Bashkia Shkodër: KF Vllaznia të shmangë deklarata që krijojnë tension…
👁8438
Të nderuar qytetarë të Shkodrës, sportdashës të Vllaznisë, brenda dhe jashtë qytetit, Nëpërmjet mediave jeni njohur me një situatë të paprecedentë dhe të pazakontë për Shkodrën e kulturës dhe të sportit. Konferenca për shtyp e Mjeshtrit të Madh, Bujar Qamili, një nga figurat më të çmuara të qytetit dhe të muzikës shqiptare, është shoqëruar me reagime publike nga Klubi i Futbollit Vllaznia dhe presidenti i tij, z. Alban Xhaferi. Për këtë arsye, dëshirojmë të informojmë opinionin publik qartë dhe me transparencë: • Koncerti i këngëtarit Bujar Qamili, “Nder i Kombit”, nuk cënon në asnjë moment logjistikën e stadiumit “Loro Boriçi”,...