Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkodër/SPAK dhe Policia godasin krimet zgjedhore, sekuestrohen para dhe lista me emra qytetarësh, kontroll 6 personave
👁2689
Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë për shtyp lidhur me një operacion të përbashkët të zhvilluar në qytetin e Shkodrës për goditjen e krimeve zgjedhore. Në bashkëpunim me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), u zhvillua faza e parë e operacionit të koduar “Premtimi”. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij operacioni janë kontrolluar gjashtë shtetas dhe nëntë automjete në qytetin e Shkodrës, si dhe në zonat e Bushatit dhe Vaut të Dejës. Si rezultat, janë sekuestruar 7 celularë, dokumente, para cash në euro dhe lekë, si dhe tollona karburanti. Policia theksoi gjithashtu se janë gjetur lista me emra...