Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga
Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe makina inteligjente për monitorimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve. Kontrollet janë përqendruar te drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit, veçanërisht ata që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë, kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit apo nuk vendosin rripin e sigurimit. Gjatë dy javëve të fundit, si rezultat i kontrolleve, janë arrestuar 2 persona dhe janë proceduar penalisht 3 drejtues mjetesh për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, janë pezulluar 9 leje drejtimi. Në të njëjtën periudhë janë vendosur 2268 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Konkretisht: 102 masa për parakalime të gabuara;...
Burimi:
javanews.al