Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shkodër/ 70-vjeçarja përplas me makinë këmbësoren, ndërron jetë në spital
👁2747
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Mësohet se rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe.Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Opinion.al