“Shko dhe merre vetë zarfin e votimit”/ PD ankesë në KQZ: Të merren masa urgjente për emigrantët

“Shko dhe merre vetë zarfin e votimit”/ PD ankesë në KQZ: Të merren masa urgjente për emigrantët

Partia Demokratike ka paraqitur sërish një ankesë në KQZ në lidhje me problematikat e regjistruar me votuesit në Greqi. PD në ankesë shkruan se është krijuar konfuzion, si dhe janë ngritur shqetësime serioze për transparencën, standartin dhe ligjshmërinë e procesit të votimit. Në ankesë shkruhet se ndryshimi i mënyrës së shpërndarjes së zarfeve bie ndesh me deklaratat dhe rregullat e mëparshme të KQZ-së. Më tej thuhet se sipas kuadrit ligjor, operatori postat ishte i detyruar të dorëzonte fizikisht çdo zarf tek votuesi, kundrejt nënshkrimit dhe paraqitjes së një dokumenti identifikimi. Ata theksojnë se tha publikisht se asnjë anëtar familjeje nuk mund të merrte zarfin në emër të një tjetri dhe do të bëheshin tre tentativa për t’u gjetur votuesi në adresë. Sipas PD, zarfet jo...