Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Shkëndija mposhtet me rezultatin minimal nga Qarabag, por akoma nuk ka përfunduar
Shkëndija është mundur në shtëpi 0-1 nga Qarabag në ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator për Champions League. Kuqezinjtë e Tetovës e nisën më këtë formacion zyrtar: Gaye, Trumçi, Feati, Cake, Webster, Ramadani, Alhassan, Tamba, Krasniqi, Latifi, Ibraimi. Në minutën e 18-të, mbrojtësi anësor Webster, prek topin me dorë brenda zonës dhe arbitri jep penallti. Bayramov tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon miqtë në avantazh. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 0-1. SHIKORASTINEPENALLTISE Në fillim të pjesës së dytë, trajneri Jeton Beqiri, fut ish-lojtarin e Egnatias, Arbin Zejnullai dhe ish-in e kombëtares kuqezi, Kamer Qakën. As zëvendësimet nuk bënë punë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për të gjetur golin e barazimit, kuqezinjtë nuk ia dolën. Rezultati përfundimtar 0-1 për Qarabag. Ndeshja e kthimit...