Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steaua-n dhe “fluturojnë” për në raundin e tretë (video)

Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steaua-n dhe “fluturojnë” për në raundin e tretë (video)

Shkëndija shkruan historinë. Kuqezinjtë e Tetovës janë kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë fituar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Steaua Bukuresht, me rezultatin 1-2. Ndeshja u luajt në “Arena National” në Bukuresht. Shkëndija e drejtuar nga Jeton Beqiri e nisi me këtë formacion titullar (4-2-3-1): Gaye- Trumçi, Fetai, Cake, Webster- Alhassan, Ramadani, Latifi, Krasniqi, Tamba- Besart Ibraimi. Vendasit kaluan të parët me Tissoti në minutën e 28-të, por reagimi i kuqezinjve erdhi shumë shpejt duke barazuar shifrat pas pesë minutash me Liridon Latifin, i cili shënoi pas një topi të ardhur pas goditjes...