Shkëndija fiton edhe në Bukuresht, skuadra shqiptare siguron zyrtarisht pjesëmarrjen në Europë

Shkëndija fiton edhe në Bukuresht, skuadra shqiptare siguron zyrtarisht pjesëmarrjen në Europë

Shkëndija e Tetovës ka shkruar historinë, duke kaluar në turin e tretë të  Kualifikueseve të Ligës së Kampionëve, pas fitores 1-2 në Bukuresht përballë FCSB, me rezultatin e përgjithshëm që shënoi 1-3 për ekipin shqiptar. Sfida e luajtur në kryeqytetin rumun nisi pak keq për të besuarit e Beqirit, pasi kaluan në disavantazh në minutën e 28’ pas një goli të Cisottit, por pas 5 minutash u rikthye baraspesha me anë të Latifit. Edhe pse një barazim i mjaftonte, kuqezinjtë nga Tetova nuk donin të rrezikonin, me Krstevskin që lëshoi një gjuajtje nga jashtë zone, e cila u ndevijua dhe...