Shkeljet e Bankers me naftën, prokuroria zbulon si manipulohej sasia e vërtetë për të mos paguar taksat

Shkeljet e Bankers me naftën, prokuroria zbulon si manipulohej sasia e vërtetë për të mos paguar taksat

Dosja hetimore e prokurorisë së fierit rendit shkeljet e rënda që ka kryer kompania koncesionare Bankers që shfrytëzon fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzë, Fier. Prokurorët vënë në dukje se nga këqyrja e Raport-Kontrollit Tatimor për Maj 2018- Nëntor 2018, ka rezultuar diferenca ndërmjet gjendjes fizike dhe gjendjes kontable të produktit “Naftë Bruto” me një diference prej 542.130 litra. Në muajin Nëntor 2018 nga vlerësimi tatimor ka rezultuar detyrimi, për TVSH-në 4.2 milionë lekë dhe po kaq edhe penalitet. Përveç detyrimeve për TVSH-në shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, duhet të paguajë Rente Minerare në masën 10% të shitjes dhe konkretisht: Rente Minerare...