Shkelje e barazisë në tendera, Apeli lë në fuqi masat e sigurisë për kreun e KPP

Shkelje e barazisë në tendera, Apeli lë në fuqi masat e sigurisë për kreun e KPP

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “detyrim për paraqitje” për Jonaid Myzyrin, kreun e KPP. Kreu i KPP, Jonaid Myzyri mbërriti paraditen e së hënës në Apelin e Posaçëm. Ai kundërshton masën e “pezullimit nga detyra” dhe atë të “detyrimit për paraqitje”. Myzyri u mor i pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.