Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Shkelje e autonomisë vendore’/ Mëlyshi: Performanca e stafit matet nga ne, jo nga urdhrat e kryeministrit
Në një takim me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama kërkoi nga drejtuesit vendorë që të shkarkojnë të gjithë drejtuesit e njësive administrative në vend. Sipas tij, ky ishte një hap i nevojshëm për të rritur performancën e administratës dhe për të përmirësuar shërbimet për qytetarët. Megjithatë, kjo thirrje nuk është pritur mirë nga disa kryetarë të bashkive, të cilët e konsiderojnë atë si ndërhyrje të pastër politike dhe cenim të autonomisë vendore. Një ndër zërat më të qartë në këtë drejtim ishte kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi. Në një intervistë për Klan News, ai deklaroi se një urdhër i...