Shkeli perimetrin e sigurisë, policia bllokon skafin dhe gjobit pronarin

Shkeli perimetrin e sigurisë, policia bllokon skafin dhe gjobit pronarin

Shkeli perimetrin e sigurisë duke lundruar me mjet lundrues dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin në Borsh, bllokohet skafi nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në Sarandë. Gjithashtu u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues. Aksioni erdhi menjëherë pas denoncimit në rrjetet sociale me anë të pamjeve filmike, se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre. ‘Shërbimet e Policisë Kufitare pas lokalizimit dhe bllokimit të mjetit lundrues që shfaqej në pamjet e publikuara, kanë ndëshkuar drejtuesin...
Burimi: Syri.net