Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shkeli masën e sigurisë dhe tentoi të përdhunonte fqinjën, arrestohet 55-vjeçari
Policia ka arritur të arrestojë pas disa ditësh një 55-vjeçar i cili kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” që ishte vendosur ndaj tij dhe kishte tentuar të përdhunonte fqinjën e tij 25-vjeçare, raporton A2 CNN. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd lokalizuan në fshatin Urakë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim I. F., 55 vjeç, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura", mbetur në tentativë”, tha policia. Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 08.07.2025, pasi theu masën e sigurisë "Arrest...