Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

Deklarimet on-line, arrijnë në 3.44 milionë euro dëmet nga protestat, grupe pune të Tatimeve në teren për verifikime Bizneset që pësuan dëme materiale gjatë protestave të fundit kanë nisur procesin e deklarimit zyrtar të humbjeve administrative dhe financiare. Për të lehtësuar këtë procedurë, autoritetet kanë vënë në dispozicion shërbimin e dedikuar “Dëmi im”, i cili mund të aksesohet drejtpërdrejt përmes portalit qeveritar e-Albania, si dhe në faqen zyrtare të Administratës Tatimore (www.tatime.gov.al). Administrata Tatimore bëri me dije se po ndjek nga afër situatën e subjekteve tregtare të prekura përmes një mekanizmi të dyfishtë kontrolli. “Bizneset e prekura mund të raportojnë dëmet e shkaktuara përmes shërbimit të dedikuar ‘Dëmi im’. Procesi i evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve vijon, me angazhim të vazhdueshëm dhe në mbështetje të...