Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkarkohet kupola drejtuese/Pas skandalit me ndërtimet pa leje,“furtunë” në policinë e Shkodrës, Proda:Hetim disiplinor
Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në një deklaratë për shtyp ka bërë me dije se janë shkarkuar shefat e komisariateve në Shkodër. Proda është shprehur se është pezulluar shefi i stacionit të policisë së Thethit dhe se po bëhet hetim disiplinor. “Shefi i stacionit të policisë së Thethit nuk meriton më të veshë uniformën”, ka deklaruar Proda. Po ashtu janë shkarkuar nga detyra drejtori i Drejtorisë Vendore Shkodër dhe shefi i komisariatit, Fatmir Lleshi dhe shefi i Komisariatit Shkodër, Nik Nikollaj. Të gjithë këto shkarkime vijnë për shkak të ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të hapësirave publike. Lidhur...