Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në Kosovë, Dren Paca merr detyrën

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale në Kosovë, Dren Paca merr detyrën

Blerim Isufajn KOSOVË- Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur shkarkimin e Blerim Isufajt nga detyra e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Vendimi u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme të KPK-së e thirrur për të diskutuar punën e Isufajt në krye të Prokurorisë Speciale. Pas largimit të tij nga posti drejtues në krye të institucionit është caktuar përkohësisht Dren Paca. Ai do ta ushtrojë detyrën deri në plotësimin e pozitës përmes procedurave ligjore. Ndërkohë Blerim Isufaj do të vijojë të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale të Kosovës./ZËRI