Shkarkohet Drejtori i hetimit tatimor, Anton Martini!
Sektori i Hetimit Tatimor pëson një goditje të papritur në kupolën e tij drejtuese. Anton Martini është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Hetimit Tatimor, një detyrë që e mbante prej tetorit të vitit 2024. Largimi i tij pa asnjë paralajmërim ka rindezur diskutimet mbi prapaskenat e këtij lëvizjeje, ndërsa në ambientet mediatike e politike përflitet fort se shkarkimi mund të jetë një hapa paraprak përpara një veprimi nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Pyetja që ngrihet sot në korridoret e administratës është e qartë: A është ky shkarkim sinjali i parë se SPAK ka gati një masë shtrënguese apo urdhërarrest për ish-drejtorin? Hija e dosjes së hakerimit të të dhënave të SPAK-ut Emeritimi i Anton Martinit në qendër të vëmendjes së SPAK-ut lidhet me hetime...
Burimi:
kohajone.com