Shkarkohet drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli

Shkarkohet drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli

Drejtori i AKU Tiranë, Fatjon Pasholli, është shkarkuar nga detyra, dhe në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka pasur postin e drejtores juridike në AKU. Ky ndryshim vjen pas disa skandaleve të fundit që kanë ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore, përfshirë rastin e filetove të pulës me salmonelë dhe luleshtrydheve të kontaminuara me pesticide.    
Burimi: Kohajone.com