Shkaktuan dy zjarre në Durrës, 3 të dyshuar si piromanë në pranga! U shkrumbuan dhjetëra hektarë me pemëtari, njëri aksidental nga freksibli
Policia e Durrësit njoftoi sot (5 shtator) se ka zbardhur dy raste piromanie dhe vuri në pranga 3 persona të dyshuar për ndezjen e vatrave të zjarreve në qark ditët e fundit. “Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimeve për dy raste zjarri në territorin e Durrësit, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe shkuan në ndihmë të shërbimeve zjarrfikëse për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve”, tha policia. Policia sqaroi për rastin e parë se: “Në lidhje me zjarrin e rënë në një sipërfaqe toke bujqësore në fshatin Ishëm, nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasit I. R., 48 vjeç, dhe R. J., 59 vjeç, banues në Sukth, Durrës, gjatë kohës që ndodheshin në banesën e shtetasit S. L., në fshatin...
Burimi:
javanews.al