Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho
Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi telefonik që është kryer me drejtorin e burgut mësohet se asgjë nuk është bërë me dokument zyrtar, madje lajmin e ka mësuar nga portalet. “Asnjë njoftin apo shkresë nuk ka mbërritur në institucionin e vuajtjes së dënimit që unë drejtoj”, ka thënë ai. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar nga detyra shefin e policisë, Sokol Kacoli. Shkarkimi mendohet të ketë ardhur pas gjetjes së telefonit të Laert Haxhiut, një i burgosur i sigurisë së...