Shiu “paralizon” Tiranën! Kaos në qarkullim, qytetarët me orë në trafik

Shiu “paralizon” Tiranën! Kaos në qarkullim, qytetarët me orë në trafik

Për shkak të reshjeve të shiut, trafiku në kryeqytet ka qenë i rënduar mëngjesin e sotëm në disa prej akseve kryesore rrugore të Tiranës. Veçanërisht përgjatë Unazës së Madhe, në Laprakë, Don Bosko, zonën e Ali Demit, Astir dhe Sauk, janë krijuar radhë kilometrike automjetesh. Që në orët e para të mëngjesit, qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në trafik, duke u përballur me vështirësi në lëvizje. Problematika janë raportuar edhe në disa qarqe të tjera të vendit. Në Kukës, reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore. Qytetarët këshillohen të lëvizin me kujdes, ndërsa në terren ndodhen kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve për të ndërhyrë dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit. Në Durrës disa rrugë patën prezencë të...