Shiu i rrëmbyeshëm ndal provat zyrtare në Brazil, Verstappen dhe Hamilton do ta nisin garën nga vendi i fundit
7 Nëntor 2026 19:15 Telesport Provat zyrtare të Cmimit të Madh të Brazilit në Flrmula 1 janë ndalur vetëm 2 minuta pasi ka nisur sesioni i parë, me 22 makinat në pistë. Shiu i rrëmbyeshëm që po bie aktualisht në pistën e Interlagos e bën të pamundur zhvillimin normal të provave. Të gjithë pilotët kanë deklaruar se është e pamundur të pilotohet në këto kushte, ndaj organizatorët kanë vendosur t’i pezullojnë provat zyrtare. Me shiun që vijon të bjerë nuk ka ende informacion se kur do të nisin ato për të përcaktuar “pole position”, Pritet që makina e sigurisë të dalë hera-herës në pistë për të verifikuar gjendjen e pistës, por shiu vijon të bjerë dhe pilotët janë të gjithë në garazh. Ekziston mundësia që...
Burimi:
telesport.al