Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shiti dy herë të njëjtin apartament, arrestohet 48-vjeçari. Noterja shpallet në kërkim
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Apartamentet”, i cili goditi dy raste mashtrimi me pasuri të paluajtshme. Në vetëm 24 orë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ka vënë në pranga dy persona, ndërsa një notere është shpallur në kërkim. Sipas Policisë, i arrestuari M. Q., 31 vjeç, ka mashtruar një qytetar 34-vjeçar, duke i marrë 75 mijë euro me pretendimin se do t’i blinte një apartament në Tiranë. Pasi ka përfituar shumën, ai nuk ka realizuar blerjen dhe është shmangur nga kontakti me viktimën për më shumë se një vit. Rasti i dytë përfshin N. K., 48...