Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shiste drogë në lokalet e natës, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Shtetasi A. B., 33 vjeç, u arrestua në zonën e Kasharit, si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe të administruara me shpejtësi nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6. Policia bën të ditur se ky shtetas ishte në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Blloku 33” dhe dyshohet se ushtronte aktivitet kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në lokalet e natës, në kryeqytet. Ndaj tij ishte caktuar...