Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shiste doza kanabisi në zonat bregdetare të Shëngjinit, arrestohet 50-vjeçari
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 50-vjeçar, pasi shiste doza kanabisi, në zonat bregdetare të Shëngjinit. Gjatë kontrollit fizik ndaj 50-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike dhe një aparat celular, që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtarinë kriminale. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetime të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit të DVP Lezhë, operacionin policor të koduar “Coast Strike”, si rezultat i të cilit u arrestua në...