Shisnin drogë në shkollat/ Identifikohen 52 shpërndarës, mes tyre furnitor dhe ish-polici
Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës ka goditur një rrjet të dyshuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike, i cili kishte në fokus edhe nxënësit e shkollave të kryeqytetit. Sipas hetimeve, droga shpërndahej në afërsi të disa institucioneve arsimore, mes tyre gjimnazet “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali” dhe “Çajupi”, si dhe Gjimnazi Profesional Ekonomik. Në aktivitetin e dyshuar përfshiheshin edhe të mitur. Pamjet e siguruara nga policia tregojnë se shpërndarësit përdornin monopatina për t’iu afruar institucioneve të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm, ku dyshohet se kryenin dorëzimin e dozave të drogës. Për të shmangur kontrollet e policisë, shpërndarja dyshohet se kryhej edhe përmes taksive dhe shërbimeve të delivery-t. Mes personave të arrestuar është edhe Ferit Xhani, i njohur me nofkën “Luzi”, i cili dyshohet...
Burimi:
ntv.al