Shiritë të zinj në krahë, kokën ulur gjatë himnit të Izraelit; proteston Irlanda

Shiritë të zinj në krahë, kokën ulur gjatë himnit të Izraelit; proteston Irlanda

28 Shtator 2026 7:15 Alfred Lleshi Nuk pati bojkot, Izrael-Irlandë u zhvillua. Pas ditësh tensionesh dhe diskutimesh në dhomat e zhveshjes, ku portieri Gavin Bazunu kishte propozuar që Irlanda të mos luante, futbollistët e kombëtares irlandeze vendosën të zbrisnin në fushë për ndeshjen e “Nations League” në Debrecen, por shfaqën disa forma proteste. Në hyrje në fushë, irlandezët nuk shtrënguan duart me trajnerin, kapitenin apo lojtarët izraelitë. Ata luajtën me shiritin e zisë në krah, “në kujtim të të gjitha viktimave të konfliktit”, ndërsa gjatë himnit të Izraelit qëndruan me kokën të ulur dhe vështrimin nga toka. Në tribuna, tifozët britanikë shpalosën disa pankarta me të njëjtin mesazh: “Forca Bazunu, zëri i drejtësisë”, “dështim i FAI, bashkëpunëtorë në gjenocid” dhe “ndaleni ndeshjen”.