Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën kodrinore të fshatit Shetel, në Shijak. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi, duke shkaktuar dëme në natyrë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren për të vënë situatën nën kontroll. Sakaq, deri tani nuk raportohet për rrezik ndaj banesave apo jetëve njerëzore.