Shifrat: 100 milionë lekë arkëtime nga qiratë e pasurive të sekuestruara

Shifrat: 100 milionë lekë arkëtime nga qiratë e pasurive të sekuestruara

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka shënuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke reflektuar një përmirësim të mëtejshëm në menaxhimin aktiv të pasurive në administrim. Gjatë periudhës janar–qershor 2025, të ardhurat nga qiratë kapën vlerën totale prej rreth 100.4 milionë lekë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2024, kjo shifër ishte 58.4 milionë lekë. Kjo përkthehet në një rritje prej 71.7% krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat tregojnë një trend të qëndrueshëm rritjeje përgjatë gjithë periudhës janar–qershor 2025. Në të gjashtë...
Burimi: Javanews.al