Shfrytëzonin për prostitucion dy vajza të mitura, arrestohen dy 19-vjeçarë në Shkodër

Shfrytëzonin për prostitucion dy vajza të mitura, arrestohen dy 19-vjeçarë në Shkodër

Dy shtetas 19-vjeçarë ranë në prangat e Policisë së Shkodër, pasi dyshohet se shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy shtetase të mitura, 16 dhe 14-vjeçe. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se të dy këta shtetas ishin banues në fshatin Koplik i Sipërm, teksa njërit prej tyre, gjatë kontrollit, iu gjet edhe një sasi lënde narkotike, shkruan A2 CNN. Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i Policisë: DVP Shkodër-Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit S. C., 19 vjeç,...