Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, procedohen penalisht 2 persona

Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, procedohen penalisht 2 persona

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, gjatë patrullimeve të vazhdueshme, me qëllime garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar 3 fëmijë dhe 5 shtetas të rritur, duke lypur në rrugë. Për rastet e konstatuara, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetasit A. B., 54 vjeç dhe E. A., 34 vjeç, pasi dyshohet se shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur, për të lypur në zonën e plazhit. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për...